Rreth orës 14, forcat e policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, kanë bllokuar të gjitha kalimet përreth ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Zëdhënësi i policisë , Besim Hoti tha se, shkak i këtij bllokimi dhe evakuimit të personelit ishte një mjet i paidentifikuar shpërthyes në oborrin e Qeverisë. Ekspertët ndërkohë kanë larguar granatat. Vesel Aruqi, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e pranon se kanë hedhur mjete eksplozive. >>>